Urime! Kosova merr super lajm dhe qindra miliona
Kosova do të përfitojë gjithsej 206.4 milionë euronga fondet e Bashkimit Evropian, pas miratimit të projekteve në kuadër të programeve IPA 2026, IPA 2027 dhe Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Lajmi është bërë i ditur pasi Bashkimi Evropian njoftoi zyrtarisht se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova, në vlerë prej 180.5 milionë euro.
Sipas njoftimit, pas miratimit formal nga Komisioni Evropian dhe nënshkrimit e ratifikimit të Marrëveshjes Financiare nga Kuvendi i Kosovës, projektet do të hyjnë në fazën e zbatimit.
Si do të shpërndahen fondet?
Fondet e miratuara do të investohen në disa prej sektorëve më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit:
- Mjedisi dhe klima – 44 milionë euro
- Energjia – 34.5 milionë euro
- Menaxhimi i kufijve dhe migrimi – 30.5 milionë euro
- Konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi – 31.8 milionë euro
- Qeverisja e mirë dhe përafrimi me Bashkimin Evropian – 24.7 milionë euro
- Sundimi i ligjit – 15 milionë euro
Sipas autoriteteve, rreth gjysma e këtyre fondeve do të investohen në projekte infrastrukturore, ndërsa pjesa tjetër do të mbështesë reforma institucionale, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e shërbimeve publike.
Shumica e projekteve do të realizohen në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet e Kosovës.
Miratohen edhe 25.9 milionë euro përmes WBIF
Përveç fondeve IPA, Bashkimi Evropian ka miratuar edhe tre grante në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro.
Projektet përfshijnë:
- Hidrosistemin Ibër-Lepenc – grant për asistencë teknike në përgatitjen e investimit infrastrukturor;
- Autostradën Qafë e Duhlës – Banullë – asistencë teknike për përgatitjen e segmentit të autostradës;
- Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë – grant investues prej 24.3 milionë euro, që do të realizohet në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Mbështetje për zhvillimin e vendit
Autoritetet e Kosovës e kanë vlerësuar këtë vendim si një mbështetje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit.
Sipas tyre, fondet do të shfrytëzohen për realizimin e projekteve që përmirësojnë infrastrukturën, sigurinë energjetike, mbrojtjen e mjedisit, arsimin, punësimin dhe sundimin e ligjit, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Në total, vlera e mbështetjes së miratuar arrin në 206.4 milionë euro, një ndër paketat më të mëdha financiare të miratuara për Kosovën në kuadër të programeve të Bashkimit Evropian.
-
Sale!

Zinon EW – Insekticid për Eliminimin e Buburrecave, Milingonave dhe Insekteve
Original price was: 25 €.15 €Current price is: 15 €. Add to cart -
Sale!

🎮🔥 GS5 Pro Game Stick – Konsolë Lojërash 4K për gjithë familjen!
Original price was: 90 €.45 €Current price is: 45 €. Add to cart -
Sale!

Matës Temperature pa Kontakt – I Shpejtë dhe i Saktë
Original price was: 23 €.15 €Current price is: 15 €. Add to cart -
Sale!

🦒🎨 Tavolinë Edukative me Projektor për Vizatim – Argëtim dhe Mësim në një! 🌈
Original price was: 20 €.10 €Current price is: 10 €. Add to cart -
Sale!

🔦🔥 Llambë Koke LED – Super e Fuqishme me Sensor!
Original price was: 30 €.16 €Current price is: 16 €. Add to cart -

Tharëse Rrobash me 3 Kate – Praktike dhe e Palosshme
Read more -
Sale!

⌚🔥 Smart Watch 4G me SIM – Ora Inteligjente që bën gjithçka!
Original price was: 75 €.25 €Current price is: 25 €. Add to cart -
Sale!

🏍️🎧 GearDrive Pro K30 – Bluetooth për Helmetë Motoçiklete!
Original price was: 40 €.25 €Current price is: 25 €. Add to cart -
Sale!

Matës Elektronik i Tensionit – Ekran i Madh me Funksion Zëri
Original price was: 41 €.20 €Current price is: 20 €. Add to cart -
Sale!

⌚🔥 S6 Pro Smart Watch – Elegancë dhe Teknologji në Dorën Tuaj!
Original price was: 60 €.36 €Current price is: 36 €. Add to cart
