Tragjike| Gjendet i varur në një pemë, 32-vjeçari humb jetën në Vushtrri
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Grace të Vushtrrisë, ku një 32-vjeçar është gjetur pa shenja jete, raporton Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është Milan Petrovic rreth 32 vjeç.
Sipas burimeve të Sinjalit, 32-vjeçari ishte larguar nga shtëpia gjatë pasdites së 16 korrikut, ndërmjet orës 15:00 dhe 16:00, ndërsa familjarët nuk kishin më asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Pak më vonë, një bashkëfshatar e ka gjetur të varur në një pemë dhe ka njoftuar menjëherë Policinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë reaguese, hetuesit e stacionit dhe të rajonit, ekipi i emergjencës, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Prokurori kujdestar për Krime të Rënda.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 32-vjeçarit, ndërsa trupi i pajetë është tërhequr nga IML për obduksion.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nëse ju ose dikush që njihni po përballet me mendime për t’i bërë dëm vetes ose është në krizë emocionale, kërkoni ndihmë sa më shpejt nga një familjar, mik i besuar ose profesionist i shëndetit mendor. Nëse ekziston rrezik i menjëhershëm, kontaktoni shërbimet emergjente.
-
Sale!

🚁📸 Dron me Kamerë HD – Pamje Fantastike nga Ajri!
Original price was: 40 €.30 €Current price is: 30 €. -

🛋️💨 Karrige Ajri Inflatable – Rehati Maksimale Kudo!
28 € -
Sale!

⌚🔥 Smart Watch 4G me SIM – Ora Inteligjente që bën gjithçka!
Original price was: 75 €.25 €Current price is: 25 €. -

🔊🎵 T&G Mini Bluetooth Speaker – Muzikë Kudo me Ty!
15 € -
Sale!

👶🚽 Shkallë për Tualet – Agimi-AS | Froni Shop
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €. -
Sale!

🚴📱 Mbajtëse Telefoni për Biçikletë/Motor – Rezistente ndaj Ujit!
Original price was: 20 €.10 €Current price is: 10 €. -
Sale!

🎤🔥 Mikrofon Wireless Profesional – Zë i Pastër në Çdo Regjistrim!
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €. -
Sale!

WiFi Repeater 300Mbps
Original price was: 26 €.17 €Current price is: 17 €. -

📱🚗 Mbajtëse Magnetike për Telefon me Karikim Wireless – Praktike dhe Moderne! ⚡
-
Sale!

💡📸 YM200 Camera Ring Light Video Rig – Ndriçim Profesional për Çdo Video!
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €.
