Ekskluzive | Aksident i rëndë në fabrikën e KEK-ut në Obiliq, punëtori goditet në fytyrë nga një pjesë metalike e makinerisë
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur të martën në një objekt të KEK-ut në Obiliq, ku një punëtor ka pësuar lëndime serioze gjatë procesit të punës dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 8 korrik, rreth orës 14:20, në Fabrikën e Pajimeve Xehtare, në zonën e KEK-ut, në fshatin Palaj.
Sipas informacioneve, punëtori Milazim Binaku rreth 59-vjeç ishte duke operuar një makineri me telekomandë, kur gjatë manovrimit një bulon metalik rreth 12 centimetra u deformua nga presioni i makinerisë dhe u shkëput, duke e goditur fuqishëm në pjesën e fytyrës.
Për shkak të lëndimeve të pësuara, ai është dërguar fillimisht për ndihmë mjekësore, e më pas është hospitalizuar në QKUK në Prishtinë, ku po vazhdon trajtimin.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe Inspektorati i Punës, të cilët kanë nisur ekzaminimin e rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa është iniciuar procedurë për veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë dhe për të përcaktuar përgjegjësitë lidhur me aksidentin.
-
Sale!

🔦🔥 Llambë Koke LED – Super e Fuqishme me Sensor!
Original price was: 30 €.16 €Current price is: 16 €. -

💆♀️✨ Jastëk Masazhi për Qafë – Relaks kudo që jeni!
-
Sale!

🔊🔥 T&G TG-437 – Altoparlant Wireless me Zë të Fuqishëm!
Original price was: 35 €.23 €Current price is: 23 €. -
Sale!

👶📹 Baby Monitor me Kamera – Qetësi për ju, siguri për beben! ❤️
Original price was: 60 €.49 €Current price is: 49 €. -

Tharëse Rrobash me 3 Kate – Praktike dhe e Palosshme
-

💻📱 Mbajtëse Metalike e Palosshme – Praktike për çdo pajisje! 🔥
-
Sale!

🚗🧻 Organizer për Veturë me Mbajtëse Pecetash – Praktik dhe Elegant!
Original price was: 30 €.15 €Current price is: 15 €. -

🛋️💨 Karrige Ajri Inflatable – Rehati Maksimale Kudo!
28 € -
Sale!

🧹💨 Thithëse & Fryrëse Pa Tel – Fuqi Maksimale në Dorën Tuaj!
Original price was: 30 €.19 €Current price is: 19 €. -
Sale!

🧼✨ Pastruese Multifunksionale 3 në 1 – Larje & Thithje Profesionale!
Original price was: 150 €.85 €Current price is: 85 €.
