Bari jetik ende mungon – shqetësime serioze për trajtimin e pacientëve me kancer në Kosovë
Mungesa e barit Palbociclib, i cili përdoret në trajtimin e pacientëve me kancer, po vazhdon të ngjallë shqetësime, pasi sipas pretendimeve të bëra publike, ky medikament mungon në institucionet publike shëndetësore që nga muaji maj.
Sipas reagimit, pacientët dhe familjarët e tyre po përballen me vështirësi serioze në sigurimin e terapisë, ndërsa thuhet se kostoja e këtij bari në tregun privat arrin deri në 800 euro, çmim që për shumë familje është i papërballueshëm.
Në reagim theksohet se problemi nuk lidhet me mungesën e fondeve, por me vonesat në furnizim, duke u bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa urgjente.“Pacientëve me kancer dhe familjeve të tyre nuk u intereson nëse ka dështuar tenderi apo nëse ka probleme administrative. Ata kanë nevojë për trajtim.”
Më tej thuhet se personat që kanë përjetuar nga afër betejën me kancerin e dinë rëndësinë e vazhdimësisë së terapisë dhe pasojat që mund të sjellë mungesa e barnave esenciale.
Autori i reagimit u bën thirrje institucioneve kompetente të përmbushin obligimet ligjore ndaj pacientëve.“Kryeni përgjegjësitë që i keni. Dërgojuni pacientëve barnat që jeni të obliguar t’ua siguroni. Nuk ka nevojë askush të luajë rolin e të mirit apo të të keqit. Secili ta kryejë punën e vet.”
Për transparencë, në reagim theksohet se mungesa e barit është rikonfirmuar nga burime brenda Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) rreth orës 09:10, duke shtuar se situata mund të ketë ndryshuar pas atij momenti.
Deri në publikimin e këtij lajmi, institucionet përgjegjëse nuk kanë dalë me një sqarim zyrtar lidhur me pretendimet për mungesën e barit Palbociclibapo për afatet e mundshme të furnizimit të ri.
-

🚗🎵 Earldom FM Transmitter Bluetooth – Muzikë dhe Karikim në Një Pajisje!
10 € -

🦌🪥 Furçë Elektrike Sonic për Fëmijë – Larje Argëtuese dhe Efektive!
15 € -
Sale!

🎧🔥 Gaming Headset TREQA XH-642 – Zëri që të fut në lojë! 🎮
Original price was: 20 €.12 €Current price is: 12 €. -
Sale!
Original price was: 30 €.18 €Current price is: 18 €.
-

📹💡 Kamerë WiFi 360° në Formë Bombe – Siguri Maksimale për Shtëpinë Tuaj!
20 € -
Sale!

⌚🔥 S6 Pro Smart Watch – Elegancë dhe Teknologji në Dorën Tuaj!
Original price was: 60 €.36 €Current price is: 36 €. -
Sale!

Matcha Premium Japanese – Shije shëndetin çdo ditë!
Original price was: 40 €.25 €Current price is: 25 €. -
Sale!

🎮📽️ Smart Game Projector 2 në 1 – Kinema & Lojëra në Shtëpinë Tuaj!
Original price was: 70 €.50 €Current price is: 50 €. -
Sale!

🎮📺 Game TV Stick 8K – Filma, Aplikacione dhe Lojëra në një pajisje!
Original price was: 80 €.40 €Current price is: 40 €. -
Sale!

🎁⌚🎧 DHURATA IDEALE për çdo rast! 🎁
Original price was: 32 €.21 €Current price is: 21 €.

