“Nuk e dinim kush ishte”: Si nisi historia mes Arjetës dhe Florimit që u vra në Ferizaj
Rasti që tronditi opinionin publik mbrëmjen e 28 qershorit 2026 në Ferizaj, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari Florim Haxhidema, ndërsa 24-vjeçarja Arjeta Roshaj po hetohet për vrasje, vazhdon të shoqërohet me pretendime të ndryshme nga palët e përfshira. Në një hulumtim të emisionit MAT në Klan Kosova, janë publikuar dëshmi, deklarata dhe dokumente që hedhin dritë mbi njohjen e tyre, ngjarjet që i paraprinë natës kritike, versionet e familjeve dhe zhvillimet hetimore që po përcillen nga organet e drejtësisë
U njohën para rreth një viti. Arjeta Roshaj 24 vjeçe dhe Florim Haxhidema 32 vjeç shfrytëzuan rrjetet sociale për të njohur njëri-tjetrin. Por nga këto platforma, sipas familjarëve të saj, Arjeta nuk e dinte identitetin e vërtetë të tij dhe se Florimi i ishte prezantuar me një emër tjetër, duke mos i treguar prejardhjen e tij të vërtetë.
“Çika është në lidhje afër një vit. Nuk e kanë ditë familja, as ne nuk e kemi ditë që është në lidhje me këtë person, i cili ky nuk i ka tregu të vërtetën se prej nga është dhe kush është, por djali, i vrari, i ka thënë që jam i Ferizajt dhe i ka dhënë emër tjetër”, ka deklaruar ekskluzivisht për emisionin MAT në Klan Kosova, xhaxhai i Arjeta Roshajt, Fehmi Begisholli.
Xhaxhai i Arjetës, i cili për emisionin MAT në Klan Kosova përcjell versionin e babait të saj, pasi ky i fundit nuk ishte në gjendje emocionale për të folur para kamerës, thotë se familja nuk kishte dijeni për këtë lidhje. Sipas tij, ata mësuan për marrëdhënien mes Arjetës dhe Florimit vetëm pasi ndodhi ngjarja tragjike.
“Vllau kallxojke, thojke nuk kam ditë kurrgjë, nuk kemi ditë deri në momentin e fundit, sen, nuk e kemi ditë kush është, tek është”, tregon Fehmi Begisholli.
Sipas xhaxhait të Arjetës, lidhja mes tyre përfundoi me kërkesë të saj, pasi ajo kishte kuptuar se mes saj dhe Florimit ekzistonte një afërsi familjare nga ana e nënës.
“Dhe çika kur e ka kuptu që është i fshatit Manastirc, i fshatit tonë, dhe i ka thënë stop, por ky nuk është tërheqë prej saj, i ka thënë s’ka lidhje unë e vazhdoj në atë temën. Edhe ka nis me kërcënime, u me kërcënu tu e rrehë, gjithçka tu i bë kësaj, çikës”, thotë Begisholli.
Të njëjtin version, Arjeta Roshaj e ka dhënë edhe në deklaratën e saj para policisë, më 29 qershor, rreth orës 11:00. Ajo ka deklaruar se pas përfundimit të lidhjes, situata mes saj dhe Florim Haxhidemës ishte përshkallëzuar, duke pretenduar se kishte pasur kërcënime dhe presion ndaj saj.
-

💆♀️✨ Jastëk Masazhi për Qafë – Relaks kudo që jeni!
-
Sale!

🔊🎵 T&G Bluetooth Speaker – Muzikë kudo me ju!
Original price was: 20 €.15 €Current price is: 15 €. -
Sale!

🛠️⚡ Kaçavidë Elektrike Precize – Kompleti Profesional për çdo riparim!
Original price was: 40 €.23 €Current price is: 23 €. -
Sale!

📱🎥 MagSafe Camera Grip – Shndërro Telefonin në Kamerë Profesionale!
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €. -
Sale!

📹☀️ AI Solar Camera + Lighting 2 në 1 – Siguri dhe Ndriçim pa Rrymë!
Original price was: 100 €.70 €Current price is: 70 €. -
Sale!

✂️🔥 VGR V-360 – Trimmer Profesional 2 në 1!
Original price was: 50 €.24 €Current price is: 24 €. -
Sale!

🚴📱 Mbajtëse Telefoni për Biçikletë/Motor – Rezistente ndaj Ujit!
Original price was: 20 €.10 €Current price is: 10 €. -
Sale!

🚁📸 Dron me Kamerë HD – Pamje Fantastike nga Ajri!
Original price was: 40 €.30 €Current price is: 30 €. -
Sale!

🎮📺 Game TV Stick 8K – Filma, Aplikacione dhe Lojëra në një pajisje!
Original price was: 80 €.40 €Current price is: 40 €. -
Sale!

⌚✨ Smart Watch HU19 – Ora Inteligjente që i ka të gjitha!
Original price was: 30 €.16 €Current price is: 16 €.
