Kosovë

‘Gabimi më i madh ishte Vjosa Osmani’ – analisti rikthen në qendër emrin e Agim Veliut dhe tregon arsyen, ‘godet’ Abdixhikun

Sipas burimeve brenda LDK-së, ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm, ku pritet të diskutohet edhe çështja e besimit ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku. Burimet thonë se iniciativa është ndërmarrë nga Gazmend Muhaxheri.

Analisti politik, Vesel Makolli, ka vlerësuar se situata në LDK kërkon reflektim serioz politik, duke theksuar se tri humbjet radhazi në zgjedhje janë dëshmi e humbjes së besimit të qytetarëve.

Sipas tij, pakënaqësia brenda partisë është bërë realitet politik, ndërsa zërat që kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshim po shtohen çdo ditë në degët dhe strukturat e LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *