Eskalon Ardiana Matoshi, e quan “kriminel” fermerin që publikoi rastin e vajzës së saj me marihuanë
Ardiana Matoshi e ka quajtur “të sëmurë, të paguar e të shitur” fermerin nga Istogu, Tafë Çeku, si kundërpërgjigje ndaj publikimit të raportit policor që dëshmon kapjen me substanca narkotike të vajzës së saj.
Ndonëse Kaona Sylejmani, vajza 26-vjeçare e deputetes së Vetëvendosjes, është person publik – aktore e cila ka luajtur role në filma të financuar edhe nga institucionet publike, ligjvënësja ka pretenduar se “fëmijët mund të bëjnë gabime, se janë fëmijë”.
“Po, fmitë edhe mujne me bo gabime, se janë fmi. Po ju jeni t’rritun, t’shitun edhe t’smut që e sulmoni një fmi pse ka bo një gabim për veti”, tha Matoshi në një reagim kundrejt dokumentit të publikuar nga fermeri Tafë Çeku.
Dokumenti të cilin e publikoi Çeku të martën, dëshmon kapjen e aktores 26-vjeçare me substancë narkotike të llojit marihuanë në pikën kufitare në Vërmicë, në qershor të vitit të kaluar.
Ndërsa e ka arsyetuar vajzën e saj me argumentin se bëhet fjalë për një fëmijë të mitur, edhe pse ajo ishte 25-vjeçare në momentin e ndalimit për posedim të substancave të ndaluara, deputetja Matoshi i ka quajtur “kriminelë” fermerët.
“Ajo mundet me dëmtu veten, por jo si kriminel që e dëmtojne nje popull”, ka shpërthyer në akuza ajo. “Fakti që e sulmon një fmi për me mbrojt nje hajn si devolli që na ka vjedh me qindra miliona euro kallxon sa i ligë je edhe ti”.
Fermeri Tafë Çeku, veteran i luftës, në një postim në rrjetin social Facebook të martën, tha se e ai nuk e helmon me qumësht popullin, të cilin thotë se “e kam mbrojtë bashkë me babë e me vllazni”.
“Unë nuk e helmoj popullin tim se me gjak e kom mbrojtë bashkë më babë e vllaznit, ju jeni të helmuar familjarisht”, tha Çeku.
-

💆♂️🔥 Fascial Gun KH-320 – Masazh Profesional për Muskujt!
17 € -

🔊🎵 T&G Mini Bluetooth Speaker – Muzikë Kudo me Ty!
15 € -
Sale!

Pompa Elektrike për Bidon Uji
Original price was: 25 €.12 €Current price is: 12 €. -
Sale!

🎮🔥 GS5 Pro Game Stick – Konsolë Lojërash 4K për gjithë familjen!
Original price was: 90 €.45 €Current price is: 45 €. -

🎧✨ Kufje Wireless ANC/ENC – Tingull Premium me Ekran Inteligjent!
15 € -
Sale!

✂️🔥 Geemy Trimmer Profesional – Prerje Precize me Performancë të Lartë!
Original price was: 40 €.19 €Current price is: 19 €. -
Sale!

🔊🎵 T&G Bluetooth Speaker – Muzikë kudo me ju!
Original price was: 20 €.15 €Current price is: 15 €. -
Sale!

🔊🔥 T&G TG-437 – Altoparlant Wireless me Zë të Fuqishëm!
Original price was: 35 €.23 €Current price is: 23 €. -
Sale!

🔦🔥 Llambë Koke LED – Super e Fuqishme me Sensor!
Original price was: 30 €.16 €Current price is: 16 €. -
Sale!

📹☀️ AI Solar Camera + Lighting 2 në 1 – Siguri dhe Ndriçim pa Rrymë!
Original price was: 100 €.70 €Current price is: 70 €.





