Ekskluzive | Digjet Audi Q8 i një avokati në Vushtrri, zjarri përfshin edhe veturën e vëllait – dëmi rreth 70 mijë euro
Një automjet luksoz Audi Q8, në pronësi të një avokati nga Vushtrria, është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe një veturë tjetër të parkuar pranë tij, raporton Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se pronar i automjetit është Kastriot Feka, 34-vjeçar, avokat dhe pronar i zyrës “Feka & Partners Law L.L.C.”.
Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20, në rrugën “Avni Feka”, në fshatin Begaj të Vushtrrisë.
Kur njësitë policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar se Audi Q8 ishte përfshirë nga zjarri në pjesën e përparme, ndërsa flakët kishin kapluar edhe një Opel, në pronësi të vëllait të avokatit, i cili ishte i parkuar pranë.
Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin, por dëmet në automjete janë të konsiderueshme.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se dëmi vetëm në automjetin Audi Q8 vlerësohet në rreth 70 mijë euro.
Siç mëson Sinjali, gjatë deklarimit para hetuesve, avokati ka thënë se nuk dyshon në ndonjë person konkret dhe se nuk ka informacione që ngjarja mund të lidhet me ushtrimin e profesionit të tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit, krimteknikët dhe është intervistuar edhe një dëshmitar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, ndërsa është urdhëruar edhe angazhimi i ekspertit të pavarur të zjarrit për të përcaktuar shkakun e shpërthimit të flakëve.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po punojnë për të sqaruar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo për ndonjë shkak tjetër.
-
Sale!

Merr frymë më lirshëm me Mesh Nebulizer!
Original price was: 25 €.15 €Current price is: 15 €. -
Sale!

🪒💈 VGR Professional Barber Combo 3 në 1 – Kompleti Profesional për Berberë!
Original price was: 150 €.80 €Current price is: 80 €. -
Sale!

⌚🔥 Smart Watch 4G me SIM – Ora Inteligjente që bën gjithçka!
Original price was: 75 €.25 €Current price is: 25 €. -
Sale!

🕶️🤖 Syze Inteligjente SG-70 – Teknologjia e së Ardhmes në Sytë Tuaj!
Original price was: 60 €.40 €Current price is: 40 €. -
Sale!

📶🚀 PIX-LINK Wi-Fi Repeater/Router/AP – Sinjal i Fuqishëm në Çdo Cep të Shtëpisë!
Original price was: 30 €.17 €Current price is: 17 €. -
Sale!

💡📸 YM200 Camera Ring Light Video Rig – Ndriçim Profesional për Çdo Video!
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €. -

💨⚡ Tharëse Ajri 48V – Super Power për Pastrim të Shpejtë!
22 € -
Sale!

🎧🔥 Gaming Headset TREQA XH-642 – Zëri që të fut në lojë! 🎮
Original price was: 20 €.12 €Current price is: 12 €. -

🔋⚡ REMAX RW70 – Karikues Wireless 3 në 1 (22W Fast Charge)!
20 € -

👕✨ Hekur Vertikal me Avull – Rroba të Hekurosura në Pak Sekonda!
15 €

