Bedri Hamza pas takimit: I dëshirojmë suksese Qeverisë
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia që ai drejton nuk do të jetë pjesë e qeverisë në këtë mandat, duke konfirmuar se PDK-ja do të vazhdojë të veprojë nga opozita.
Deklarata u bë pas takimit që Hamza zhvilloi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, takim i cili u mbajt në kuadër të konsultimeve politike për krijimin e institucioneve të reja të vendit.
Hamza tha se PDK-ja në zgjedhjet e fundit kishte garuar me një program të qartë qeverisës, të fokusuar në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale dhe realizimin e projekteve strategjike për vendin.
“Ju e dini qëndrimin tim se PDK-ja në këto zgjedhje ka garuar me një program dhe prioritete që kanë të bëjnë me fushën e ekonomisë, mirëqenies sociale, duke përfshirë rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe me projekte në energji dhe infrastrukturë. Ky ka qenë prioriteti ynë: të punojmë se si ta përmirësojmë këtë vend dhe jetën e qytetarëve,” deklaroi Hamza.
Ai theksoi se PDK-ja kishte shprehur gatishmëri për dialog dhe bashkëpunim institucional, pa vendosur vija të kuqe, nëse do të kishte një marrëveshje të gjerë politike që do të përfshinte të gjitha institucionet kryesore të shtetit.
Megjithatë, sipas tij, pas diskutimeve të zhvilluara me kryeministrin në detyrë, qëndrimi i partisë mbetet i pandryshuar.
“Bazuar në bisedat dhe diskutimet që kemi pasur, të cilat kanë qenë korrekte, qëndrimi ynë është se PDK-ja, për këtë mandat, do të jetë parti në opozitë.”
Hamza uroi sukses për përpjekjet që po bëhen për formimin e institucioneve të reja, duke theksuar se përgjegjësia për krijimin e shumicës parlamentare u takon forcave politike që kanë numrat e nevojshëm në Kuvend.
“Ne i dëshirojmë sukses z. Kurti dhe të gjithë atyre që do të takohen e do të bisedojnë për t’i dhënë vendit institucione. Përveç PDK-së, në Kuvend janë edhe 98 deputetë të tjerë,” u shpreh ai.
Deklarata e Bedri Hamzës e bën të qartë se PDK-ja nuk do të jetë pjesë e ndonjë koalicioni qeverisës në këtë mandat, ndërsa vëmendja tashmë mbetet te përpjekjet e partive të tjera parlamentare për arritjen e një marrëveshjeje që do të mundësonte formimin e institucioneve të reja të Kosovës.
-
Sale!

🚁📸 Dron me Kamerë HD – Pamje Fantastike nga Ajri!
Original price was: 40 €.30 €Current price is: 30 €. -

🛋️💨 Karrige Ajri Inflatable – Rehati Maksimale Kudo!
28 € -
Sale!

⌚🔥 Smart Watch 4G me SIM – Ora Inteligjente që bën gjithçka!
Original price was: 75 €.25 €Current price is: 25 €. -

🔊🎵 T&G Mini Bluetooth Speaker – Muzikë Kudo me Ty!
15 € -
Sale!

👶🚽 Shkallë për Tualet – Agimi-AS | Froni Shop
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €. -
Sale!

🚴📱 Mbajtëse Telefoni për Biçikletë/Motor – Rezistente ndaj Ujit!
Original price was: 20 €.10 €Current price is: 10 €. -
Sale!

🎤🔥 Mikrofon Wireless Profesional – Zë i Pastër në Çdo Regjistrim!
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €. -
Sale!

WiFi Repeater 300Mbps
Original price was: 26 €.17 €Current price is: 17 €. -

📱🚗 Mbajtëse Magnetike për Telefon me Karikim Wireless – Praktike dhe Moderne! ⚡
-
Sale!

💡📸 YM200 Camera Ring Light Video Rig – Ndriçim Profesional për Çdo Video!
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €.