Vetura e godet një këmbësor Prishtinë, përfundon në QKUK

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë, ku si pasojë lëndime ka pësuar një person.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për kryeqytet, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se personi ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me gjendjen e të lënduarit, ka folur edhe drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili tha se gjendja e përgjithshme e pacientit paraqitet stabile.

Tutje Syla tha se “do të transferohet për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë”.

Similar Posts