Në pritje të certifikimit dhe kthimit të Kryeministrit nga simpoziumi, rruga për krijimin e institucioneve e hapur nga nesër
Procedurat ankimore përfunduan dhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit mund të certifikohen, dhe me gjasë kjo do të bëhet qysh nesër në një mbledhje të KQZ-së. Lëvizja Vetëvendosje thotë se i kanë votat për formimin e qeverisë së re, ndërsa kryetari i kësaj partie, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, aktualisht ndodhet në Greqi. Gjykata Kushtetuese thotë se me t’u konstituuar Kuvendi, duhet të fillojë procedura për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa LVV-ja përmendi dje fillimisht konstituimin e Kuvendit dhe votimin e qeverisë.
Nesër paradite Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta mbajë një mbledhje, në rendin e ditës të së cilës është edhe certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
Gjykata Supreme sot i ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të cilat kishin të bënin me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, duke i hapur rrugë certifikimit të rezultateve, e më pas formimit të institucioneve, duke nisur nga konstituimi i Kuvendit.
Presidenti, në këtë rast ushtruesja e detyrës, Albulena Haxhiu “e thërret seancën e parë të Kuvendit”, sipas pikës 3 të të njëjtit nen. Nëse ajo nuk është në gjendje ta bëjë këtë, “Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e Presidentit”, thotë Kushtetuta.
Lëvizja Vetëvendosje tha dje se i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re dhe se më pas do të kërkojë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e Presidentit. Mozgjedhja e Presidentit ishte shkaku që vendi mbajti në fillim të qershorit zgjedhjet e treta në rreth një vit e gjysmë.
“Sa i përket Qeverisë, ne i kemi votat e nevojshme. Prandaj, menjëherë pas konstituimit të Kuvendit pa humbur kohë duhet të vazhdojmë me procedurën për votimin e Qeverisë, ndërsa brenda afateve kushtetuese do të angazhohemi edhe për arritjen e konsensusit rreth zgjedhjes së presidentit/es”, tha për Radion Evropa e Lirë ish-shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci.
Kryeministri në detyrë, kryetari i LVV-së, Albin Kurti aktualisht ndodhet në Greqi, ku po merr pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI që mbahet nga 5-9 korrik.
Para rreth dy javësh, Kurti në një mbledhje të Qeverisë në detyrë e përmendi zgjedhjen e Presidentit pasi tha se duhet ta konstituojnë Kuvendin dhe ta formojnë qeverinë e re të vendit.
“Porsa të certifikohet rezultati i zgjedhjeve do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja: konstituimin e legjislaturës së 11 të Kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e Presidentit apo Presidentes”, tha ai.
Pasi arsyeja e zgjedhjeve të fundit parlamentare ishte moszgjedhja e Presidentit, nga këtu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se duhet të nisë puna pas konstituimit të Kuvendit.
“Menjëherë duhet të fillojë procedura për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Pra, Kuvendi Kosovës që konstituohet nuk mund të ketë asgjë tjetër në agjendë pos propozimet për Presidentin e Republikës”, ka thënë ai për Gazetën Express më 16 qershor.
Ai thotë se Albulena Haxhiu nuk mund ta dekretojë mandatarin e ri për kryeministër, duke qenë ushtruese e detyrës së Presidentit.
Në aktgjykimin e fundit kur Kushtetuesja vendosi afatin për zgjedhjen e Presidentit, përmendet edhe afati në kontekst të zgjedhjes së shefit të shtetit kur nuk ka Kuvend të konstituuar dhe funksional.
Paragrafi 162 i atij aktgjykimi thotë se me t’u konstituuar Kuvendi, duhet të fillojë procedura për zgjedhjen e Presidentit.
“Në kontekstin specifik të rrethanave të një Kuvendi të shpërndarë dhe ende të pakonstituuar, Gjykata bazuar në interpretimin si më lart dhe qëllimin e normave kushtetuese, të përcaktuara përmes nënpikës 3 të paragrafit 1 të nenit 82 ndërlidhur me paragrafin 2 të nenit 86 të Kushtetutës, vlerëson se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhet të fillojë nga dita e konstituimit të Kuvendit dhe të përfundojë më së largu brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita e fillimit të procedurës për zgjedhjen e Presidentit”, thuhet në aktgjykim.
Gjykata Kushtetuese thotë në aktgjykimin e fundit se më herët nuk kishte specifikuar shprehimisht rrethanën se kur fillon dhe kur përfundon procedura e zgjedhjes së Presidentit të ri, në rrethanat kur nuk ka Kuvend të konstituuar dhe funksional.
-
Sale!

📶🚀 PIX-LINK Wi-Fi Repeater/Router/AP – Sinjal i Fuqishëm në Çdo Cep të Shtëpisë!
Original price was: 30 €.17 €Current price is: 17 €. -

🎮📽️ GAME PROJECTOR 2 NË 1 – Mbi 10.000+ Lojëra në një pajisje!
-
Sale!

🛋️✨ Dyshek Ajri Ergonomik – Komfort Maksimal Kudo!
Original price was: 30 €.19 €Current price is: 19 €. -
Sale!

🎥📱 Video-Making Kit – Kompleti Ideal për Krijuesit e Përmbajtjes!
Original price was: 35 €.16 €Current price is: 16 €. -
Sale!

❄️📱 Ftohës Magnetik për Telefon – Luaj pa Nxehje!
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €. -
Sale!

🏍️📱 Motorcycle Intelligent Screen – CarPlay & Android Auto për Motoçikletën Tuaj!
Original price was: 120 €.75 €Current price is: 75 €. -

📷🎒 Sametop Chest Mount – Mbajtëse Gjoksi për GoPro & Action Camera!
20 € -
Sale!

🛠️⚡ Kaçavidë Elektrike Precize – Kompleti Profesional për çdo riparim!
Original price was: 40 €.23 €Current price is: 23 €. -

💆♂️🔥 Fascial Gun KH-320 – Masazh Profesional për Muskujt!
17 € -
Sale!

🎤🔥 Mikrofon Wireless Profesional – Zë i Pastër në Çdo Regjistrim!
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €.







