15-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë – arrestohet nëna e saj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Hamburgutnë Gjermani, ku një vajzë 15-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e nënës së saj, vetëm disa orë pasi ishte raportuar e zhdukur.
Sipas mediave gjermane, policia kishte nisur kërkimet për adoleshenten që nga mbrëmja e së shtunës, pasi ajo nuk ishte kthyer në qendrën sociale ku ishte e akomoduar.
Stafi i institucionit, i shqetësuar për mungesën e saj, njoftoi menjëherë autoritetet, të cilat filluan operacionin e kërkimit.
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, policia e lokalizoi vajzën në banesën e nënës së saj 43-vjeçare, në lagjen Bramfeld të Hamburgut.
Sipas raportimeve të Bild, adoleshentja u gjet pa shenja jete dhe me disa plagë në trup. Mjeku i urgjencës që mbërriti në vendngjarje konstatoi vdekjen e saj.
Pas zbulimit të trupit, policia arrestoi nënën 43-vjeçare. Sipas autoriteteve gjermane, ekzistojnë indikacione se ajo mund të vuajë nga probleme të shëndetit mendor, rrethanë që po shqyrtohet në kuadër të hetimeve.
Njësitë hetimore kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe kanë nisur grumbullimin e provave për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së 15-vjeçares.
Prokuroria dhe Policia e Hamburgut pritet të publikojnë më shumë detaje pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe veprimeve të para hetimore.
Personi i arrestuar prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
-
Sale!

📍🚗 GPS Tracker për Veturë – Siguri dhe Kontroll 24/7!
Original price was: 50 €.35 €Current price is: 35 €. -
Sale!

🦒🎨 Tavolinë Edukative me Projektor për Vizatim – Argëtim dhe Mësim në një! 🌈
Original price was: 20 €.10 €Current price is: 10 €. -

🔊🎵 T&G Mini Bluetooth Speaker – Muzikë Kudo me Ty!
15 € -
Sale!

⌚🔥 Smart Watch 4G me SIM – Ora Inteligjente që bën gjithçka!
Original price was: 75 €.25 €Current price is: 25 €. -
Sale!
Original price was: 30 €.18 €Current price is: 18 €.
-
Sale!

🛠️⚡ Kaçavidë Elektrike Precize – Kompleti Profesional për çdo riparim!
Original price was: 40 €.23 €Current price is: 23 €. -

🎧🐱 Kufje Bluetooth me Veshë Mace – Stil, Muzikë dhe Argëtim! ✨
-
Sale!

⌚🔥 Smartbarry SM401 – Smartwatch Inteligjent me 2 Rripa!
Original price was: 30 €.22 €Current price is: 22 €. -

🔊🎶 Bluetooth Speaker GE-169SUN – Muzikë Kudo me Ty!
14 € -
Sale!

📱🎥 MagSafe Camera Grip – Shndërro Telefonin në Kamerë Profesionale!
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €.
