Vetëvendosje e godet fort Vjosa Osmanin!
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi, ka deklaruar se presidentja aktuale Vjosa Osmani nuk mund të konsiderohet figurë konsensuale për një mandat të ri në krye të shtetit.
Në një prononcim për media, Rrustemi tha se Kosova ka nevojë për një president ose presidente jopartiake, me integritet dhe kredibilitet, që të jetë mbi palët politike dhe të mos jetë e përfshirë në debatet e përditshme politike.
Sipas tij, ekzistojnë disa modalitete për arritjen e një marrëveshjeje politike, duke përfshirë edhe mundësinë e zgjerimit të shumicës parlamentare, por kjo nuk është domosdoshmërisht e lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
“Nëse vazhdojnë të mbahen pozicione të tilla pozitë-opozitë, atëherë ne duhet ta gjejmë një kompromis për presidentin e Republikës. E për këtë jemi për një figurë konsensuale, jashtëpartiake, mbi palët, që nuk i përket askujt politikisht dhe që ka integritet, përgatitje e kontribut,” deklaroi Rrustemi.
Ai theksoi se, sipas vlerësimit të tij, Vjosa Osmani nuk i plotëson këto kritere, pasi është një politikane aktive dhe ka qenë pjesë e drejtpërdrejtë e skenës politike në vitet e fundit.
“Zonja Osmani nuk është një figurë e tillë. Ajo është tashmë një politikane aktive, ka qenë bartëse e listës së një partie politike dhe është deputete e Kuvendit të Kosovës. Prandaj, po e përsëris, nuk është figurë konsensuale në kuadër të përpjekjes për një president jopartiak,” u shpreh ai.
Deklarata e Rrustemit vjen në kohën kur në skenën politike po zhvillohen diskutime rreth formimit të institucioneve të reja dhe zgjedhjes së presidentit në të ardhmen.
Deri në publikimin e këtij lajmi, Presidentja Vjosa Osmani nuk ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të zgjedhur të LVV-së.
-
Sale!

🚁📸 Dron me Kamerë HD – Pamje Fantastike nga Ajri!
Original price was: 40 €.30 €Current price is: 30 €. -

🧼✨ Furçë Elektrike Pastrimi 5 në 1 – Pastrim i Lehtë dhe Efektiv!
13 € -

❄️🌀 Arctic Air Ultra – Freskues Personal i Ajrit!
12 € -
Sale!

🎤🔥 Mikrofon Wireless K9 – Zë Profesional për Video dhe Live!
Original price was: 30 €.15 €Current price is: 15 €. -
Sale!

🎮📽️ Smart Game Projector 2 në 1 – Kinema & Lojëra në Shtëpinë Tuaj!
Original price was: 70 €.50 €Current price is: 50 €. -
Sale!

🎮🔥 GS5 Pro Game Stick – Konsolë Lojërash 4K për gjithë familjen!
Original price was: 90 €.45 €Current price is: 45 €. -

📱🚗 Mbajtëse Magnetike për Telefon me Karikim Wireless – Praktike dhe Moderne! ⚡
-

💆♂️🔥 Fascia Gun me 8 Koka Masazhi – Relaks profesional në shtëpinë tuaj!
-
Sale!

🎧🔥 YXG-15 Open Wearable Earphones – Komoditet dhe Tingull Premium!
Original price was: 40 €.20 €Current price is: 20 €. -

🎮📽️ GAME PROJECTOR 2 NË 1 – Mbi 10.000+ Lojëra në një pajisje!
