U arrestua në Aeroportin e Prishtinës, ky është i dyshuari që kanosi Xhelal Sveçlën
Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, menjëherë pas hyrjes në Kosovë, në bazë të një urdhër-kërkimi aktiv.
Sipas burimeve të Sinjalit, i arrestuari është Remzi Hajzeraj, rreth 43 vjeç, i cili u ndalua më 7 korrik, rreth orës 14:40, nga zyrtarët policorë në aeroport.
Sipas të njëjtave burime, Hajzeraj kërkohej në kuadër të hetimeve për veprën penale “Kanosje”, në lidhje me një rast të regjistruar më 9 nëntor 2025.
Dyshohet se ai, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, kishte kanosur ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku janë kryer procedurat e nevojshme hetimore.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Autoritetet pritet të vazhdojnë procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa pas skadimit të masës së ndalimit, prokuroria do të vendosë për hapat e mëtejshëm procedurorë.
Në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë, personi i arrestuar konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
-
Sale!

🚁📸 Dron me Kamerë HD – Pamje Fantastike nga Ajri!
Original price was: 40 €.30 €Current price is: 30 €. -

🛋️💨 Karrige Ajri Inflatable – Rehati Maksimale Kudo!
28 € -
Sale!

⌚🔥 Smart Watch 4G me SIM – Ora Inteligjente që bën gjithçka!
Original price was: 75 €.25 €Current price is: 25 €. -

🔊🎵 T&G Mini Bluetooth Speaker – Muzikë Kudo me Ty!
15 € -
Sale!

👶🚽 Shkallë për Tualet – Agimi-AS | Froni Shop
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €. -
Sale!

🚴📱 Mbajtëse Telefoni për Biçikletë/Motor – Rezistente ndaj Ujit!
Original price was: 20 €.10 €Current price is: 10 €. -
Sale!

🎤🔥 Mikrofon Wireless Profesional – Zë i Pastër në Çdo Regjistrim!
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €. -
Sale!

WiFi Repeater 300Mbps
Original price was: 26 €.17 €Current price is: 17 €. -

📱🚗 Mbajtëse Magnetike për Telefon me Karikim Wireless – Praktike dhe Moderne! ⚡
-
Sale!

💡📸 YM200 Camera Ring Light Video Rig – Ndriçim Profesional për Çdo Video!
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €.
