Ngjarje tronditëse që ta rrënqeth shpirtin ndodhi në Gjilan
Një rast i rëndë, që po trajtohet si dhunim i një të miture, është duke u hetuar nga autoritetet në Gjilan, raportojnë burime të Sinjalit.
Sipas këtyre burimeve, viktima është një vajzë 14-vjeçare, e cila, sipas dosjes hetimore, ka probleme të theksuara shëndetësore.
Dyshimet janë ngritur pasi e mitura iu nënshtrua kontrolleve mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku mjekët konstatuan indicie që kërkonin ekzaminime të mëtejshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, vajza është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për ekzaminime të specializuara dhe procedura mjeko-ligjore, me qëllim sqarimin e plotë të gjendjes së saj.
Sipas burimeve të Sinjalit, në këtë fazë të hetimeve ende nuk është identifikuar një person i dyshuar në lidhje me rastin.
Pas raportimit të rastit, Njësia për Hetime Kriminale në Stacionin Policor të Gjilanit ka nisur veprimet e para hetimore, duke grumbulluar prova dhe dëshmi që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në proces janë përfshirë edhe Qendra për Punë Sociale, Mbrojtësi i Viktimave dhe institucionet e tjera kompetente, të cilat po ofrojnë mbështetjen dhe mbrojtjen e nevojshme për të miturën.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunim”, ndërsa hetimet janë marrë në kompetencë nga Hetimet Rajonale në Gjilan.
Autoritetet nuk kanë bërë publike detaje të tjera për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe moshës së viktimës. Personi ose personat që mund të përfshihen në këtë çështje prezumohen të pafajshëm derisa përgjegjësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
-
Sale!

🎁⌚🎧 DHURATA IDEALE për çdo rast! 🎁
Original price was: 32 €.21 €Current price is: 21 €. -
Sale!

💾📱 Earldom Lightning 2 në 1 Card Reader – Transfero Fotot dhe Videot në Sekonda!
Original price was: 20 €.12 €Current price is: 12 €. -

🧼✨ Furçë Elektrike Pastrimi 5 në 1 – Pastrim i Lehtë dhe Efektiv!
13 € -

🌀❄️ Ventilator Portativ me Bateri Lithium – Freski Kudo që Ndodhesh!
18 € -
Sale!

❄️📱 Ftohës Magnetik për Telefon – Luaj pa Nxehje!
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €. -
Sale!

🎧🔥 YXG-15 Open Wearable Earphones – Komoditet dhe Tingull Premium!
Original price was: 40 €.20 €Current price is: 20 €. -
Sale!

🦒🎨 Tavolinë Edukative me Projektor për Vizatim – Argëtim dhe Mësim në një! 🌈
Original price was: 20 €.10 €Current price is: 10 €. -
Sale!

🔊🎵 T&G Bluetooth Speaker – Muzikë kudo me ju!
Original price was: 20 €.15 €Current price is: 15 €. -
Sale!

🛠️⚡ Kaçavidë Elektrike Precize – Kompleti Profesional për çdo riparim!
Original price was: 40 €.23 €Current price is: 23 €. -

Tharëse Rrobash me 3 Kate – Praktike dhe e Palosshme

