Ngjarje tragjike ndodhi ne Istog, vdes nje grua
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes në qendrën rehabilituese “Onix Spa” në Banjë të Istogut, ku një pushuese është gjetur pa shenja jete në dhomën e saj, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Zuba Murić, rreth 73-vjeçare.
Sipas informacioneve, rreth orës 17:05, infermieri i qendrës rehabilituese, gjatë kontrollit në objekt, e ka gjetur gruan pa shenja jete në dhomën ku ishte e akomoduar.
Menjëherë janë ndërmarrë përpjekje për t’i ofruar ndihmën e parë, fillimisht nga infermieri e më pas edhe nga mjeku kujdestar i qendrës, por pa sukses. Mjeku ka konstatuar vdekjen e saj në vend.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Rrethanat e vdekjes mbeten objekt i hetimeve të organeve kompetente.
-

💆♀️✨ Jastëk Masazhi për Qafë – Relaks kudo që jeni!
-
Sale!

🔊🎵 T&G Bluetooth Speaker – Muzikë kudo me ju!
Original price was: 20 €.15 €Current price is: 15 €. -
Sale!

🛠️⚡ Kaçavidë Elektrike Precize – Kompleti Profesional për çdo riparim!
Original price was: 40 €.23 €Current price is: 23 €. -
Sale!

📱🎥 MagSafe Camera Grip – Shndërro Telefonin në Kamerë Profesionale!
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €. -
Sale!

📹☀️ AI Solar Camera + Lighting 2 në 1 – Siguri dhe Ndriçim pa Rrymë!
Original price was: 100 €.70 €Current price is: 70 €. -
Sale!

✂️🔥 VGR V-360 – Trimmer Profesional 2 në 1!
Original price was: 50 €.24 €Current price is: 24 €. -
Sale!

🚴📱 Mbajtëse Telefoni për Biçikletë/Motor – Rezistente ndaj Ujit!
Original price was: 20 €.10 €Current price is: 10 €. -
Sale!

🚁📸 Dron me Kamerë HD – Pamje Fantastike nga Ajri!
Original price was: 40 €.30 €Current price is: 30 €. -
Sale!

🎮📺 Game TV Stick 8K – Filma, Aplikacione dhe Lojëra në një pajisje!
Original price was: 80 €.40 €Current price is: 40 €. -
Sale!

⌚✨ Smart Watch HU19 – Ora Inteligjente që i ka të gjitha!
Original price was: 30 €.16 €Current price is: 16 €.
