“230 euro paga në ditë” – Ja kush mund të aplikoj për këtë vend pune
Një njoftim i pazakontë për punë është bërë viral në rrjetet sociale dhe mediat e rajonit. Shtatë gra nga Sllovenia kanë shpallur një kërkesë për një kapiten që t’i shoqërojë në një udhëtim me vela përgjatë bregdetit të Dalmacisë, duke ofruar një pagesë deri në 230 euro në ditë.
Sipas njoftimit, udhëtimi është planifikuar të zhvillohet nga 23 deri më 26 shtator, ndërsa destinacioni i saktë ende nuk është vendosur. Ato e përshkruajnë veten si “gra sllovene të gëzuara, energjike dhe paksa të zhurmshme”, duke theksuar se janë në kërkim të një kapiteni që, përveç profesionalizmit, të përshtatet edhe me atmosferën e grupit.
Në kërkesën e tyre, ato specifikojnë se kandidati ideal duhet të ketë përvojë në lundrim, të jetë i përgjegjshëm, i besueshëm dhe të njohë mirë brigjet e Adriatikut, veçanërisht gjiret e fshehura dhe plazhet me ujëra të kristalta.
Megjithatë, për grupin nuk mjaftojnë vetëm aftësitë profesionale. Ato kërkojnë gjithashtu një person me sens humori, pozitiv dhe të gatshëm të bëhet pjesë e energjisë së tyre gjatë gjithë udhëtimit.
Për kapitenin e përzgjedhur ofrohet një pagesë ditore prej 230 eurosh, si dhe, sipas tyre, një eksperiencë plot argëtim, të qeshura dhe një atmosferë miqësore në bord.
Në fund të njoftimit, ato i ftojnë të interesuarit të dërgojnë CV-në përmes adresës së e-mailit të publikuar në shpallje, ndërsa e mbyllin me një mesazh plot humor:
“Ky ekuipazh mund të mos jetë më i qeti në det, por sigurisht që nuk do të jetë i mërzitshëm.”
Njoftimi ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë komentuar si një nga ofertat më origjinale të punës për sezonin e vjeshtës.
-

🚗🎵 Earldom FM Transmitter Bluetooth – Muzikë dhe Karikim në Një Pajisje!
10 € -

🦌🪥 Furçë Elektrike Sonic për Fëmijë – Larje Argëtuese dhe Efektive!
15 € -
Sale!

🎧🔥 Gaming Headset TREQA XH-642 – Zëri që të fut në lojë! 🎮
Original price was: 20 €.12 €Current price is: 12 €. -
Sale!
Original price was: 30 €.18 €Current price is: 18 €.
-

📹💡 Kamerë WiFi 360° në Formë Bombe – Siguri Maksimale për Shtëpinë Tuaj!
20 € -
Sale!

⌚🔥 S6 Pro Smart Watch – Elegancë dhe Teknologji në Dorën Tuaj!
Original price was: 60 €.36 €Current price is: 36 €. -
Sale!

Matcha Premium Japanese – Shije shëndetin çdo ditë!
Original price was: 40 €.25 €Current price is: 25 €. -
Sale!

🎮📽️ Smart Game Projector 2 në 1 – Kinema & Lojëra në Shtëpinë Tuaj!
Original price was: 70 €.50 €Current price is: 50 €. -
Sale!

🎮📺 Game TV Stick 8K – Filma, Aplikacione dhe Lojëra në një pajisje!
Original price was: 80 €.40 €Current price is: 40 €. -
Sale!

🎁⌚🎧 DHURATA IDEALE për çdo rast! 🎁
Original price was: 32 €.21 €Current price is: 21 €.

