Aksident mes tri veturave te Rrethi i Spitalit, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në rrugën “Fehmi Lladrovci” në kryeqytet, shkruan Gazeta PERNIME

Këtë për PERNIME e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana.

Ai tha se nga ky aksident janë lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.

Similar Posts