Operacion i madh policor në Zubin Potok dhe Zveçan, bastisen 9 lokacione/ Detaje

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po zhvillon një operacion policor në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit

Sipas njoftimit zyrtar, janë duke u kryer bastisje në nëntë lokacione, me urdhër gjykate, nën dyshimet për disa vepra të rënda penale: rrezikim të personelit të Kombeve të Bashkuara, vrasje të rëndë dhe sulm ndaj personit zyrtar gjatë detyrës.

Operacioni po mbështetet nga njësitë relevante policore dhe priten detaje pas përfundimit të veprimeve hetimore.

Njoftimi:

Prishtinë, 19 Tetor 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë ( 9 ) lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:

– Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;

– Vrasje të Rëndë;

– Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës.

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit.

Similar Posts