Nesër zgjedhjet lokale, por kush janë kandidatët që e kishin kryer me të parën në vitin 2021?
Në zgjedhjet lokale të vitit 2021 në Kosovë, tetë komuna me shumicë shqiptare përfunduan garën që në raundin e parë, pa pasur nevojë për balotazh.
Kandidatët fitues në këto komuna arritën të sigurojnë mbi 50% të votave që në fillim të procesit zgjedhor.
Partitë dhe komunat ku fituan në raundin e parë:
- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 4 komuna
- Mitrovicë e Jugut – Bedri Hamza, 53.6%
- Skenderaj – Fadil Nura, 57.89%
- Ferizaj – Agim Aliu, 62.38%
- Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi, 51.33%
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 2 komuna
- Deçan – Bashkim Ramosaj, 64.90%
- Suharekë – Bali Muharremaj, 51.30%
- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 2 komuna
- Lipjan – Imri Ahmeti, 56.42%
- Pejë – Gazmend Muhaxheri, 60.49
PDK prin me më së shumti komuna të fituara në raundin e parë
Në këtë raund, PDK doli partia më e suksesshme, duke fituar 4 nga 8 komunat që u mbyllën pa balotazh. AAK dhe LDK siguruan nga dy komuna secila.
Zgjedhjet lokale të radhës mbahen nesër, më 12 tetor 2025, ku qytetarët e Kosovës do të vendosin për përfaqësuesit e rinj në 38 komunat e vendit. Mbetet të shihet nëse ndonjë parti do të arrijë të përsërisë suksesin e raundit të parë si në vitin 2021, apo nëse këtë herë gara do të shkojë më thellë në balotazh.
