Tragjedi në Shtime: Një e vdekur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Shtime, ku një grua 46-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një ndërtese.

Lajmi është konfirmuar për Sinjalin nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar më 5 korrik 2026, rreth orës 18:50.

Sipas Policisë, autoritetet kanë pranuar informacion se një grua kishte rënë nga kati i tretë i një objekti në rrugën “12 Qershori” në Shtime. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

46-vjeçarja është gjetur me lëndime të rënda dhe fillimisht është transportuar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Shtime. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, rreth orës 19:20 Policia është njoftuar se ajo kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë dalë prokurori i shtetit, hetuesit policorë dhe krimteknikët rajonalë, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe kanë mbledhur provat e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht së bashku me disa shtylla metalike, megjithatë rrethanat e sakta të incidentit mbeten objekt i hetimeve.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohet obduksionit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar dhe se pas përfundimit të tyre pritet të sqarohen plotësisht shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.
-
Sale!

📍🚗 GPS Tracker për Veturë – Siguri dhe Kontroll 24/7!
Original price was: 50 €.35 €Current price is: 35 €. -
Sale!

🦒🎨 Tavolinë Edukative me Projektor për Vizatim – Argëtim dhe Mësim në një! 🌈
Original price was: 20 €.10 €Current price is: 10 €. -

🔊🎵 T&G Mini Bluetooth Speaker – Muzikë Kudo me Ty!
15 € -
Sale!

⌚🔥 Smart Watch 4G me SIM – Ora Inteligjente që bën gjithçka!
Original price was: 75 €.25 €Current price is: 25 €. -
Sale!
Original price was: 30 €.18 €Current price is: 18 €.
-
Sale!

🛠️⚡ Kaçavidë Elektrike Precize – Kompleti Profesional për çdo riparim!
Original price was: 40 €.23 €Current price is: 23 €. -

🎧🐱 Kufje Bluetooth me Veshë Mace – Stil, Muzikë dhe Argëtim! ✨
-
Sale!

⌚🔥 Smartbarry SM401 – Smartwatch Inteligjent me 2 Rripa!
Original price was: 30 €.22 €Current price is: 22 €. -

🔊🎶 Bluetooth Speaker GE-169SUN – Muzikë Kudo me Ty!
14 € -
Sale!

📱🎥 MagSafe Camera Grip – Shndërro Telefonin në Kamerë Profesionale!
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €.

