Kosovë

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027

Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka publikuar kalendarin zyrtar për vitin e ri shkollor 2026-2027, duke përcaktuar datat e fillimit dhe përfundimit të procesit mësimor, si dhe periudhat e pushimeve dhe zhvillimit të provimeve kombëtare.

Ndërkaq, për të gjithë nxënësit e tjerë të arsimit parauniversitar, mësimi do të vazhdojë deri më 18 qershor 2027, datë që shënon edhe mbylljen zyrtare të vitit shkollor.

Ministria ka bërë të ditur se kalendari përfshin edhe organizimin e pushimeve dimërore dhe pranverore, zhvillimin e procesit mësimor gjatë gjithë vitit, si dhe afatet për provimet kombëtare dhe aktivitetet e tjera arsimore.

Publikimi i kalendarit synon t’u japë mundësi shkollave, mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve të planifikojnë me kohë aktivitetet dhe angazhimet gjatë vitit të ri shkollor.

Autoritetet arsimore pritet që në javët në vijim të publikojnë edhe udhëzime të tjera lidhur me organizimin e procesit mësimor, tekstet shkollore dhe procedurat që lidhen me fillimin e vitit të ri akademik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *