Konjufca i dërgon letër Kallasit: Jemi të shqetësuar
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
Ai kakërkuar një reagim më të ashpër të BE-së ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.
Në letrën e tij, Konjufca e cilëson deklaratën si një “lavdërim të qëllimshëm të krimeve të luftës”, nxitje të urrejtjes dhe kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, retorika e një ministreje në detyrë nuk mund të trajtohet si një gafë e zakonshme, pasi intervista e saj ishte, siç tha ai, e mbushur me përmbajtje revizioniste dhe armiqësore që dëmton dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Konjufca shprehu gjithashtu pakënaqësi me reagimin fillestar të Bashkimit Evropian, duke thënë se ai ishte i vonuar dhe i kufizuar.
“Një reagim publik më i qartë dhe më i fuqishëm është i domosdoshëm për të mbështetur angazhimin e Bashkimit Evropian për parandalimin e krimeve mizore, refuzimin e gjuhës së urrejtjes dhe luftimin e revizionizmit historik”, thuhet në letër.
Në dokumentin dërguar Kallasit, ministri i Jashtëm në detyrë kërkon që BE-ja: ë dënojë publikisht dhe qartë deklaratën e ministres Paunoviq; t’ua rikujtojë autoriteteve serbe se deklarata të tilla janë të papajtueshme me vlerat evropiane dhe procesin e anëtarësimit; ta trajtojë këtë çështje në kuadër të dialogut politik me Serbinë dhe në procesin e integrimit evropian.
Konjufca i ka kërkuar gjithashtu Kallasit një takim ose bisedë telefonike sa më parë për të diskutuar këtë çështje.
-
Sale!

📍🚗 GPS Tracker për Veturë – Siguri dhe Kontroll 24/7!
Original price was: 50 €.35 €Current price is: 35 €. -
Sale!

🦒🎨 Tavolinë Edukative me Projektor për Vizatim – Argëtim dhe Mësim në një! 🌈
Original price was: 20 €.10 €Current price is: 10 €. -

🔊🎵 T&G Mini Bluetooth Speaker – Muzikë Kudo me Ty!
15 € -
Sale!

⌚🔥 Smart Watch 4G me SIM – Ora Inteligjente që bën gjithçka!
Original price was: 75 €.25 €Current price is: 25 €. -
Sale!
Original price was: 30 €.18 €Current price is: 18 €.
-
Sale!

🛠️⚡ Kaçavidë Elektrike Precize – Kompleti Profesional për çdo riparim!
Original price was: 40 €.23 €Current price is: 23 €. -

🎧🐱 Kufje Bluetooth me Veshë Mace – Stil, Muzikë dhe Argëtim! ✨
-
Sale!

⌚🔥 Smartbarry SM401 – Smartwatch Inteligjent me 2 Rripa!
Original price was: 30 €.22 €Current price is: 22 €. -

🔊🎶 Bluetooth Speaker GE-169SUN – Muzikë Kudo me Ty!
14 € -
Sale!

📱🎥 MagSafe Camera Grip – Shndërro Telefonin në Kamerë Profesionale!
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €.
