Kosovë

Arrestohet shtetasi gjerman në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prishtinë një shtetas gjerman, F.R, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Republika Federale e Gjermanisë. Arrestimi u realizua nga Sektori FAST pas informacionit të marrë në rrugë operative. Personi kërkohet për veprën penale të trafikimit të paligjshëm të substancave narkotike sipas Kodit Penal Gjerman. Prokurori Kujdestar i ka caktuar atij një masë ndalimi prej 48 orësh, ndërsa rasti do të trajtohet nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *