Mos paguani më shumë! Bashkia e Lezhës publikon tarifat zyrtare të plazheve
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, u ka bërë thirrje pushuesve që të denoncojnë çdo rast abuzimi gjatë sezonit veror, ndërsa ka publikuar edhe çmimet zyrtare të miratuara për shezllonet dhe gazebot në plazhet e kësaj bashkie.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Ndreu ka bërë publikë numrat e kontaktit të drejtuesve të Bashkisë Lezhë dhe administratorëve të zonave turistike, duke ftuar qytetarët që të raportojnë përmes mesazheve ose SMS-ve çdo shkelje që konstatojnë gjatë pushimeve.
Sipas tij, reagimi i shpejtë i pushuesve do të ndihmojë institucionet të ndërhyjnë ndaj çdo subjekti që nuk respekton rregullat ose tarifat e miratuara.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Ndreu ka bërë publikë numrat e kontaktit të drejtuesve të Bashkisë Lezhë dhe administratorëve të zonave turistike, duke ftuar qytetarët që të raportojnë përmes mesazheve ose SMS-ve çdo shkelje që konstatojnë gjatë pushimeve.
Sipas tij, reagimi i shpejtë i pushuesve do të ndihmojë institucionet të ndërhyjnë ndaj çdo subjekti që nuk respekton rregullat ose tarifat e miratuara.
Në të njëjtin njoftim, Bashkia Lezhë ka publikuar edhe listën e çmimeve zyrtare për shërbimet në plazhet e Talës, Shëngjinit, Kunës dhe Ranës së Hedhun.
Çmimet e shezlloneve bazike prej alumini:
- Tale – 300 lekë
- Shëngjin, Qendër dhe Kune – 400 lekë
- Rana e Hedhun – 500 lekë
Çmimet e shezlloneve prej druri me dyshek:
- Tale – 700 lekë
- Shëngjin, Qendër – 800 lekë
- Rana e Hedhun – 1.000 lekë
Ndërsa për gazebot familjare, tarifat e miratuara variojnë nga 1.500 deri në 2.500 lekë, në varësi të zonës dhe tipologjisë së shërbimit.
Sipas Bashkisë Lezhë, këto janë çmimet maksimale të miratuara dhe janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha subjektet private që operojnë në plazhe, si dhe nga hapësirat që administrohen nga ndërmarrja Lezha Invest.
Në reagimin e tij, Pjerin Ndreu ka theksuar se çdo biznes që aplikon tarifa më të larta se ato të miratuara duhet të denoncohet menjëherë te autoritetet përgjegjëse.
“Çdo subjekt që aplikon çmime më të larta se këto duhet të denoncohet menjëherë pranë numrave të publikuar,” thuhet në njoftim.
Autoritetet lokale kanë apeluar që pushuesit të bashkëpunojnë duke raportuar çdo rast që bie në kundërshtim me ligjin, standardet e shërbimit apo të drejtat e konsumatorëve, me qëllim garantimin e një sezoni turistik sa më të rregullt dhe të sigurt.
-
Sale!

🚴📱 Mbajtëse Telefoni për Biçikletë/Motor – Rezistente ndaj Ujit!
Original price was: 20 €.10 €Current price is: 10 €. -
Sale!

📍🔒 GPS Tracker GF-07 – Ndiq çdo gjë në kohë reale!
Original price was: 40 €.14 €Current price is: 14 €. -
Sale!

🎧🔥 YXG-15 Open Wearable Earphones – Komoditet dhe Tingull Premium!
Original price was: 40 €.20 €Current price is: 20 €. -
Sale!

⌚✨ Smart Watch Premium – Elegancë dhe Teknologji në Dorën Tuaj!
Original price was: 70 €.40 €Current price is: 40 €. -

💨⚡ Tharëse Ajri 48V – Super Power për Pastrim të Shpejtë!
22 € -

🛋️💨 Karrige Ajri Inflatable – Rehati Maksimale Kudo!
28 € -
Sale!

🪒🔥 VGR V-346 Super Trim – Rruajtje e Shpejtë dhe Perfekte!
Original price was: 30 €.18 €Current price is: 18 €. -
Sale!

🎮🔥 Konsolë Gaming Retro – Mijëra Lojëra në Xhepin Tuaj!
Original price was: 90 €.40 €Current price is: 40 €. -
Sale!

📹🔒 Mini WiFi Kamera 1080P/4K – Siguri në Madhësi Mini!
Original price was: 30 €.15 €Current price is: 15 €. -
Sale!

🚗🧻 Organizer për Veturë me Mbajtëse Pecetash – Praktik dhe Elegant!
Original price was: 30 €.15 €Current price is: 15 €.

