Hajnat i vjedhin lipjanasit arin në vlerë të pesë mijë eurove

Një person ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij, në fshatin Topliqan të komunës së Lipjanit, persona të panjohur kanë hyrë me forcë dhe kanë kryer një vjedhje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur të premten.

Nga vendi i ngjarjes janë vjedhur një pistoletë me leje e kalibrit 9×19 mm dhe një sasi ari me vlerë të përafërt prej 5 mijë eurosh.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë përkatëse policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarve.

Similar Posts