Abdixhiku: LDK del e para me votat nga jashtë- tregues se besimi mbytë zhurmën, ideali e zhbën propagandën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falendëruar mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet lokale, duke thënë partia e tij doli e para me votat nga jashtë, shkruan Periskopi.

“Ky rezultat është dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët tanë kanë ndaj vlerave, vizionit dhe politikës sonë të përgjegjshme. Ěshtë tregues se besimi mbytë zhurmën, ideali e zhbën propagandën, e Lidhja i qëndron kohës”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi i plotë:

JU FALEMINDERIT MËRGATË!

Ju kujtohet zhurma e madhe para disa muajve rreth mbështetjes për LDK-në nga mërgata? Ja ku jemi sërish, tetë muaj pas, mërgata foli prapë dhe foli qartë!

LDK del e para me votat nga jashtë!

Plot 30,25%, nga gati 30 mijë votues nga jashtë i kanë dhënë mbështetje LDK-së; duke rikonfirmuar edhe një herë se puna e vazhdueshme e lidhja e drejtë që kemi mbysin secilën zhurmë.

Të 8,093 votuesve tanë, ju themi faleminderit! Ky është rezultati me i mirë lokal që LDK merr nga mërgata që mga shpallja e pavarësisë.

Jemi krenar.

Jemi mirënjohës.

Ky rezultat është dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët tanë kanë ndaj vlerave, vizionit dhe politikës sonë të përgjegjshme. Ěshtë tregues se besimi mbytë zhurmën, ideali e zhbën propagandën, e Lidhja i qëndron kohës.

Le të vazhdojmë!

Similar Posts