“Po, do e votoj Albinin pa kushte” – Kurti merr lajmin e mirë për formimin e Qeverisë
Posted onJune 25, 2026 ByadminNo Commentson “Po, do e votoj pa kushte” – Kurti merr lajmin e mirë për formimin e Qeverisë
Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ka deklaruar se dy deputetët e kësaj partie do ta mbështesin pa kushte formimin e Qeverisë Kurti 4, duke theksuar se prioritet mbetet krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja.
“Ne si dy deputetë të Partisë Demokratike Turke do ta votojmë pa kushte Qeverinë Kurti 4. Besoj se shumë shpejt do të formohen institucionet, sepse Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale”, tha Damka për Indeksonline.
Ai theksoi se KDTP-ja synon të vazhdojë bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje, sikurse në mandatin e kaluar, ku ai ushtron detyrën e zëvendëskryeministrit.
“Besoj se do të vazhdojmë të qeverisim bashkë dhe do të jemi pjesë e qeverisë”, u shpreh ai.
I pyetur nëse do të mbajë ndonjë post ministror ose do të vazhdojë si zëvendëskryeministër, Damka tha se kjo nuk është kusht për votimin e qeverisë.
“Nuk e kemi kusht të jem ministër apo zëvendëskryeministër. Për ne është e domosdoshme që të krijohen sa më shpejt institucionet. Jemi të gatshëm të japim mbështetjen tonë si deputetë të Partisë Demokratike Turke”, deklaroi ai.
Damka bëri të ditur se ka kontakte të vazhdueshme me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe se kanë zhvilluar diskutime lidhur me formimin e qeverisë së re.
“Kemi pasur një takim të shkurtër ku kemi biseduar për nevojën që qeveria të formohet sa më shpejt dhe të japim mbështetjen tonë. Nuk kemi folur për pozita, pasi për ne më e rëndësishme është të jemi përkrahës të Qeverisë Kurti”, tha ai.
Në fund, ai u bëri thirrje partive politike që të tejkalojnë bllokadën aktuale dhe të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës politike.
“Partitë politike duhet të gjejnë një rrugëdalje nga kriza në të cilën ndodhet Kosova. Bllokadat politike dhe institucionale po e dëmtojnë vendin dhe qytetarët. Besoj se edhe opozita do të reflektojë dhe se do të arrihet një marrëveshje për krijimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit”, deklaroi Damka.
Sipas tij, partitë e komuniteteve joshumicë ndajnë të njëjtin qëndrim, pasi qytetarët janë lodhur nga zgjedhjet e shpeshta dhe vonesat në formimin e institucioneve.
“Partitë minoritare besoj që të gjithë do të jenë me mendimin tim. Sepse ne si komunitet jemi lodh dhe populli jonë është lodhur nga zgjedhjet dhe moskrijimin e institucioneve. Besoj që të gjithë bartësit e komunietetve janë me këtë mendim”, tha ai./
-
Sale!

🎮🔥 Konsolë Gaming Retro – Mijëra Lojëra në Xhepin Tuaj!
Original price was: 90 €.40 €Current price is: 40 €. -
Sale!

🎧🔥 Gaming Headset TREQA XH-642 – Zëri që të fut në lojë! 🎮
Original price was: 20 €.12 €Current price is: 12 €. -
Sale!

🔌📺 Earldom USB-C në 4K/HD HDTV Adapter – Lidhe Telefonin me TV në Sekonda!
Original price was: 25 €.14 €Current price is: 14 €. -
Sale!

🕶️🤖 Syze Inteligjente SG-70 – Teknologjia e së Ardhmes në Sytë Tuaj!
Original price was: 60 €.40 €Current price is: 40 €. -
Sale!

🪒🔥 VGR V-346 Super Trim – Rruajtje e Shpejtë dhe Perfekte!
Original price was: 30 €.18 €Current price is: 18 €. -

📱🎥 AI Smart Gimbal 360° – Ndiq Çdo Lëvizje Automatikisht!
20 € -

🎮📽️ GAME PROJECTOR 2 NË 1 – Mbi 10.000+ Lojëra në një pajisje!
-
Sale!

🎧🔥 YXG-15 Open Wearable Earphones – Komoditet dhe Tingull Premium!
Original price was: 40 €.20 €Current price is: 20 €. -
Sale!

✂️🔥 Geemy GM-6025 – Trimmer Profesional me Teh T!
Original price was: 27 €.15 €Current price is: 15 €. -

🎧✨ Kufje Wireless ANC/ENC – Tingull Premium me Ekran Inteligjent!
15 €

