LVV tregon kush janë kandidatët për President
Për Lëvizjen Vetëvendosje, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, Vjosa Osmani nuk është kandidate konsensuale për presidenten e ardhshme të vendit.
Deputetja e zgjedhur e LVV-së, Arbërie Nagavci është e bindur se Kosova ka kandidatë të cilët do të ishin të denjë për këtë pozitë.
“Është e qartë se çka nënkupton për një kandidat, kandidate konsensuale. Pra është diçka që duhet të jetë një person që nuk vjen nga skena aktuale politike. Ndërkohë, ne kemi rezultatin e zgjedhjeve të qershorit qytetarët e thanë fjalën e tyre për të gjithë kandidatët që morën pjesë në zgjedhje. Dhe unë mendoj se është mirë që të respektohet edhe vullneti i qytetarëve krahas përgjegjësive që neve na kanë besuar në zgjedhjet e fundit. Por, njëkohësisht konsideroj që zhvillimet e fundit që kanë ndodhur janë tregues që nuk ka një unitet në raport me kandidatin apo kandidaten konsensuale, në këtë rast me zonjën Osmani. Kështu që konsideroj se ka akoma kohë edhe vend për diskutime në mënyrë që vendi t’i ofrohet një president, presidente konsensuale e krahas kohës edhe mundësisë unë jam e bindur se Kosova ka kandidatë të cilët do të ishin të denjë për këtë pozitë të rëndësishme institucionale”, tha Nagavci për RTV Dukagjini.
Sipas ish-shefes së grupit parlamentar të LVV-së, kjo parti ka emra konsensual për president/presidente të ardhshme të vendit, por ajo beson se emri i presidentit/presidentes duhet të dalë nga negocimi me partinë që do të jenë pjesë e votimit.
“Gjithsesi se ka emra, por në këtë fazë në të cilën jemi kjo do të duhej të ishte një proces i një diskutimi neogcimi dhe një pajtueshmëri të plotë të deputetëve, partive gjegjësisht deputetëve të cilëve do të jenë pjesë e procesit të votimit”, theksoi ajo.
Ish-shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka përsëritur se çështja e presidentit është përgjegjësi e të gjitha partive politike që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Në mungesë të një marrëveshje politike për çështjen e presidentit Kosova shkoi në zgjedhjet të cilat u mbajnë më 7 qershor, ku e para doli Lëvizja Vetëvendosje.
-
Sale!

📹☀️ AI Solar Camera + Lighting 2 në 1 – Siguri dhe Ndriçim pa Rrymë!
Original price was: 100 €.70 €Current price is: 70 €. -
Sale!

🔌📺 Earldom USB-C në 4K/HD HDTV Adapter – Lidhe Telefonin me TV në Sekonda!
Original price was: 25 €.14 €Current price is: 14 €. -

📱🚗 Mbajtëse Telefoni për Veturë – Rrotullim 360°!
10 € -
Sale!

🎮🔥 SET GAMING 4 në 1 – Gjithçka që të duhet për Gaming! 🖥️
Original price was: 50 €.25 €Current price is: 25 €. -
Sale!

🎥📱 Video-Making Kit – Kompleti Ideal për Krijuesit e Përmbajtjes!
Original price was: 35 €.16 €Current price is: 16 €. -
Sale!

🎙️🔥 Digital Voice Recorder – Regjistro Çdo Bisedë me Cilësi Profesionale!
Original price was: 40 €.25 €Current price is: 25 €. -

🦌🪥 Furçë Elektrike Sonic për Fëmijë – Larje Argëtuese dhe Efektive!
15 € -
Sale!

🔊🔥 T&G TG-437 – Altoparlant Wireless me Zë të Fuqishëm!
Original price was: 35 €.23 €Current price is: 23 €. -
Sale!

👶📹 Video Baby Monitor – Siguri dhe qetësi për ju dhe beben tuaj! ❤️
Original price was: 55 €.35 €Current price is: 35 €. -

💻📱 Mbajtëse Metalike e Palosshme – Praktike për çdo pajisje! 🔥
