Ekskluzive | Dyshohet se u hodh nga kati i shtatë i banesës – 45-vjeçarja gjendet e pajetë në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të së dielës në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e një objekti banesor. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.
Sipas raportimit të Sinjalit, viktima është Gresa Kryeziu, 45 vjeç.
Burime të mediumit bëjnë të ditur se rasti është raportuar më 20 korrik, rreth orës 23:00, në rrugën “Arshi Pipa” në Prishtinë. Fillimisht, familjarët kishin shprehur shqetësimin pasi 45-vjeçarja ishte mbyllur në banesën e saj dhe nuk po u përgjigjej kontakteve prej një kohe.
Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga Sinjali, dyshohet se viktima kishte konsumuar alkool dhe ishte nën përdorimin e barnave antidepresive. Këto janë informacione paraprake dhe nuk përbëjnë përfundime të hetimit.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës ka kryer këqyrjen fillestare. Sipas dyshimeve fillestare të hetuesve, gruaja mund të ketë rënë nga dritarja e banesës së saj, e cila ndodhej në katin e shtatë të objektit, duke përfunduar në hapësirën pas ndërtesës.
Në vendngjarje kanë intervenuar edhe ekipet e Emergjencës, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 45-vjeçares.
Më pas, hetuesit policorë dhe njësia e krimteknikës kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe shkakun e vdekjes. Deri në përfundimin e hetimeve zyrtare, autoritetet nuk kanë nxjerrë përfundime mbi mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.
-
Sale!

🎁⌚🎧 DHURATA IDEALE për çdo rast! 🎁
Original price was: 32 €.21 €Current price is: 21 €. -
Sale!

💾📱 Earldom Lightning 2 në 1 Card Reader – Transfero Fotot dhe Videot në Sekonda!
Original price was: 20 €.12 €Current price is: 12 €. -

🧼✨ Furçë Elektrike Pastrimi 5 në 1 – Pastrim i Lehtë dhe Efektiv!
13 € -

🌀❄️ Ventilator Portativ me Bateri Lithium – Freski Kudo që Ndodhesh!
18 € -
Sale!

❄️📱 Ftohës Magnetik për Telefon – Luaj pa Nxehje!
Original price was: 30 €.20 €Current price is: 20 €. -
Sale!

🎧🔥 YXG-15 Open Wearable Earphones – Komoditet dhe Tingull Premium!
Original price was: 40 €.20 €Current price is: 20 €. -
Sale!

🦒🎨 Tavolinë Edukative me Projektor për Vizatim – Argëtim dhe Mësim në një! 🌈
Original price was: 20 €.10 €Current price is: 10 €. -
Sale!

🔊🎵 T&G Bluetooth Speaker – Muzikë kudo me ju!
Original price was: 20 €.15 €Current price is: 15 €. -
Sale!

🛠️⚡ Kaçavidë Elektrike Precize – Kompleti Profesional për çdo riparim!
Original price was: 40 €.23 €Current price is: 23 €. -

Tharëse Rrobash me 3 Kate – Praktike dhe e Palosshme

